[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është ‘Njeriu ujk’ vrasësi më mizor i historisë



I ashtuquajturi nga mediat si “Njeriu ujk”, rezulton të jetë vrasësi më i keq në botë: ka marrë 82 jetë.

 

 

Ish-oficer i policisë Mikhail Popkov nga Rusia, kur është pyetur në gjykatë se sa gra kishte përdhunuar dhe vrarë, ai thjesht ka ngritur supet, shkruan Mirror.

“Unë nuk mund të them saktësisht dhe nuk mbajë një rekord”, tha ai.

Por përgjigjja e tij është zbuluar këtë javë dhe rezulton të ketë vrarë ndoshta 82 persona ose shumë më tepër.

Në vitin 2015 lidhur ma këto akuza 53-vjeçarit iu dha dënimi për jetë, pasi u shpall fajtor për vrasjen 22 grave në Angarsk, një qytet i qetë në Rusi.

Por e gjitha kjo histori nuk mbaron këtu. Nga hetimet e kryera rezulton se ai ka kryer edhe 60 vrasje të tjera ndërsa Popkov jetoi jetë në dukje si një baba i dedikuar dhe burrë i dashuruar.

Nëse shpallet fajtor edhe për vrasjen e 60 personave të tjerë, ai do të jetë një ndër vrasësit më të këqij në histori. Megjithatë numrat nuk tregojnë vetëm tmerrin por edhe egërsinë e mbretërimit të terrorit të tij për 18 vite.

Disa viktimave u ka prerë kokat, të  tjerëve u ka nxjerrë zemrën jashtë, ndërsa të gjitha viktimat i ka përdhunuar si para ashtu dhe pas vdekjes.

Pas gjithë kësaj mizorie Popkov iu vendos nofka ‘ujk’. Një rast që flet për mizorinë e tij është  kur ai ka vrarë një mësuese dhe vajzën e saj në shkollë. Të gjitha viktimat ishin të moshës nga  17 deri në 40 vjeç.

“Në jetë unë kam qenë një person i zakonshëm”, ka thanë Popkov në policisë kur u pyet në lidhje me identitetin e tij të dyfishtë.

Ndërkohë që miqtë dhe shokët e tij e përshkruajnë kështu vrasësin serial:

“Ai e bënte shumë shaka”,  tha një ish-mik. Kur Popkov pranoi fillimisht 22 vrasjet, vajza e tij Ekaterina refuzuoi të besojnë fajësinë e tij. Nga ana tjetër gjatë gjithë karrierës së tij si polic ai ka marrë lëvdata.

Por si e kryente misionin killeri?

Ai krijoi një rutinë. Si fillim vishte uniformën e policisë dhe parkonte makinën e tij jashtë klubeve dhe restoranteve dhe priste derisa të shikonte që kishte gra he vajza të pa shoqëruara që dilnin nga atje. Më pas ai i joshte duke u thënë që do tu ofronte ndihmë me mjetin e tij. Por pasi i merrte në makinë ai i dërgonte ato në zona të izoluara ku i përdhunonte dhe vriste. Zgjedhja e armëve për të kryer vrasjet ishte e rastësishme.

Më pas i hidhte trupat lakuriq në pyje, varreza apo dhe në rrugë. Shumica e viktimave ishte e gjymtuar barbarisht. Tradita ruse kërkon që ti lënë të hapur arkivolet gjatë funeralit, por kjo gjë nuk ishte e mundur me viktimat pasi i kishte masakruar në mënyrë çnjerëzore.