Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë ka nominuar Murtez Zekollin për kryetar të këtij qyteti.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga dega e PDK-së në këtë komunë.
“Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin” thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Komunikatë
Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin.
Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja.
Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë.
Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.
Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë.
PDK, Therandë