Një 36-vjeçar nga fshati Revuçë i Podujevës ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, tashmë i ndjeri është Avni Dibrani. Ai ka humbur jetën sot në Lipjan, ku dyshohet se ka rënë nga lartësia.
Dibrani ka qenë ish-ushtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gazeta ka provuar të marrë detaje më të hollësishme nga zyrtarët policorë, por deri në momentin e publikimit të artikullit, të njëjtit nuk janë përgjigjur.