Krasniqi është suspenduar ditë më parë, me dyshimin se nga kompjuteri i tij ka arritur të nxjerrë informata të klasifikuara, me qëllim të përdorimit përtej institucionit të AKI-së.
Burimet e afërta me Inspektoratin e AKI-së i thanë Sinjalit se në kompjuterin e Krasniqit është identifikuar një program ilegal, i instaluar me qëllim të mbledhjes së informatave të klasifikuara. Të njëjtat burime thonë se ende nuk është identifikuar ndonjë institucion ose shërbim me të cilin ka bashkëpunuar zyrtari i arrestuar, mirëpo hetimet në këtë aspekt janë duke vazhduar akoma.
Krasniqi me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.