Në orët e pasdites së sotme, një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Avni Limanin.
I njëjti është plagosur me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar ajo.