Një vetaksident në afërsi të fshatit Lubizhdë të Prizrenit i ka marrë jetën një 23 vjeçari. Gazeta mëson se i riu që humbi jetën në këtë aksident është Arti Ramadani.
Viktima është nga fshati Lubizhdë. Varrimi i tij do të bëhet me namazin e Ikindisë (16:30) në varrezat e fshatit. Me të në veturë ka qenë edhe vëllai i tij Agoni i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. /Botapress/