• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ky është hapi që duhet të bëjë Qeveria për liberalizim të vizave

nga Bota Press
9 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 9 tetor- Progresi në kuadër të dialogut është kyç sa i përket liberalizimit të vizave si dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, po vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend.

Edhe pse tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Komisioni Evropian, sipas tyre Qeveria duhet ta ketë në fokus lobimin te shtetet anëtarë të BE-së, e te secila veç e veç.

 

Ata e kanë cilësuar si shumë të padrejtë situatën në të cilën gjendet Kosova sa i përket liberalizimit të vizave.

Drejtor i Institutit EPIK të Kosovës, Demush Shasha, po e sheh proces kyç progresin e dialogut, duke përfshirë në të edhe liberalizimin e vizave.

Sipas ish-sekretari të ministrisë për Integrim Evropian, nuk mund të pritet ndonjë mrekulli në kohë afat shkurtër, pasi që siç thotë ai zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe ato presidenciale në Serbi nuk mund të sjellin progres në këto procese.

“Progresi në kuadër të dialogut është kyç, qoftë sa i përket liberalizimit të vizave, qoftë sa i përket çështjes së marrjes së vendit kandidat, qoftë sa i përket avancimit tonë në organizatat siç janë Kombet e Bashkuara apo NATO. Prandaj rëndësia e tij nuk mund të mbivlerësohet, në këtë kontekst duhet të jemi optimist pasi që po shohim një bashkërendim çdo ditë e në rritje ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Nuk duhet të pritet ndonjë mrekulli, në afat shkurtër pasi që edhe ne kemi zgjedhjet lokale, ndërsa në Serbi ato presidenciale, prandaj derisa të përfundojnë këto ciklet zgjedhore nuk duhet pritur, ndonjë progres, prandaj më shumë mund të pritet ndonjë progres në pjesën e fundit të vitit tjetër, ose në vitin 2023, më përpara nuk duhet pasur ndonjë pritje reale”.

Edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadriaj po e konsideron padrejtësi ndaj Kosovës, mosliberalizimin, derisa ka pasur edhe kritika për Qeverinë e vendit për shkarkimin e ambasadorëve.

“Është padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës dhe nga kjo qeveri me të gjitha skandalet diplomatike që po i bën në arenën ndërkombëtare në çështjen e punëve të jashtme, shkarkimi i ambasadorëve e ku shumë vende evropiane kanë mbetur pa përfaqësimin, sepse ata janë që lobojnë për anëtarësim të organizatave ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave duke mbrojtur të drejtën e Kosovës në çështjen e liberalizimi të vizave”.

Ajo ka theksuar se Kosova është vendi më pro-evropian e pro-amerikan, derisa shton se nuk ka arsye të jetë i izoluar.

Kadrijaj po kërkon nga Qeveria e vendit, që të fokusohet në lobim të vendet anëtare të BE-së.

“Kosova ka përmbushur kushtet dhe kriteret, dhe është dashtë të kemi liberalizim të vizave. Është një e drejtë e Kosovës me kërkua që të kemi liberalizim të vizave sepse, është pakuptimtë sepse Kosova është vendi më pro-evropian dhe pro-amerikan, pra Evropa nuk ka të drejtë që ta mbajë Kosovën të izoluar”.

“Fokusimi i qeverisë tash, duhet të fokusohen në lobim të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian veç e veç, sepse Komisioni i Parlamentit Evropian ka dhënë shumë herë dritë jeshile është votuar më shumë se dy herë dhe tash është te vendet lobimi veç e veç”.

Edhe vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE-së në Këshillin Evropian, duhet ta konfirmojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Prej muajit janar udhëheqjen e Këshillit e ka marrë Portugalia.

Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Schengen, percjell Botapress.info

Tags: Liberalizimi i vizavelobimnjohje

Të ngjashme

Aktuale

Katër ministri të Kurtit pa asnjë cent investime kapitale për 6 mujorin e parë të vitit 2022

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Aktuale

Ditën kur Kosova e nis reciprocitetin, Vuçiq, Rama dhe Kovaçevski “pijnë verë” në Beograd

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Aktuale

E tmerrshme: 18-vjeçarja në Mitrovicë u rrëmbye gabimisht, të dyshuarit pasi e keqtrajtuan e lanë afër shtëpisë së saj

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Aktuale

Presidenti i ri i Shqipërisë Bajram Begaj viziton Kosovën

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin
  • Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!
  • Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi
  • Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit
  • Katër ministri të Kurtit pa asnjë cent investime kapitale për 6 mujorin e parë të vitit 2022

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.