Grupit të Partisë Demokratike të Kosovës do t’i bashkohet edhe një deputete i ri. Fjala është për Hisen Berishën i cili do të zëvendësojë Uran Ismajlin, e dorëhequr nga pozita e depuetit të Kuvendit, meq garon për të parin e Prishtinës, shkruan Botapress.
Hisen Berisha ka garuar me numrn 53 në Listën e PDK-së dhe ka marrë gjithsej 9169 vota në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 14 shkurtit.
Hisen Berisha, ish-komandat i Betejës së Kosharess, iu bashkua PDK-së më 2019, garoi për herë të parë për deputet por nuk mori vota të mjaftueshme.
Në Kuvendin e Kosovës Berisha nuk arriti të futet as në zgjedhjet e 14 Shkurtit, por dorëheqja e Uran Ismajlit ia mundësoi Hisen Berishës të jetë për herë të parë pjesë e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, shkruan Botapress.