Ky është çmimi marramendës i orës unike që Benzema e barti në ceremoninë e Topit të Artë

Karim Benzema e mbante në dorë një orë “Richard Mille RM 65-01” në ceremoninë e Topit të Artë të së hënës – e përshkruar si ora “më komplekse” e kësaj marke.

Sulmuesi i Real Madridit e fitoi Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij pasi shënoi 44 gola në 46 ndeshje sezonin e kaluar.Benzema ndihmoi Los Blancos në La Liga dhe në triumfin në Ligën e Kampionëve, me 15 gola në këtë të fundit, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të kompeticionit.

LEXO EDHE KETE

Kur mendon se je trim – Tifozi i Interit e pëson keq nga ata të Fiorentinas pas golit në sekondat e fundit!

Ai në ceremoninë që u mbajt në Theatre du Chatelet, arriti duke e mbajtur orën e shtrenjtë në kyçin e dorës.

Ora “RM 65-01” vlen rreth 435,000 funte që është më shumë se paga bazë e çdo futbollisti në Premier League.Paga e Cristiano Ronaldos në Manchester United është 360,000 funte.Besohet se ora u testua për pesë vjet, para se të dilte në treg.

Një përshkrim zyrtar i orës thotë: “Kulminacioni i rreth pesë viteve të zhvillimit, ky kronografi automatik në disa sekonda është ora më komplekse që ka dalë ndonjëherë nga punëtoritë e Richard Mille”.

“Ky model mishëron plotësisht qasjen teknike të markës falë kombinimit të disa funksioneve shtesë, një arkitekture shumë specifike dhe një estetikë jashtëzakonisht të lartë. /Botapress.info//

ngjashme