[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është çaji më i shëndetshëm në botë, mirëpo shumica e njerëzve gabimisht e përgatisin



Thonë që është dhjetëfish më i fortë se çaji i gjelbër dhe zëvendësimi më i mirë i kafes, mirëpo njëherësh është edhe më shumë se aq herë më i shtrenjtë se ata

Ekspertët nga portali i ushqimit Very Well Fit tregojnë se një filxhan matcha është i barabartë me 10 filxhanë çaji jeshil dhe ka 137 herë më shumë antioksidues.

Procesi i gjatë dhe i komplikuar i prodhimit, është përsosur në Japoni para shumë shekujsh dhe pak ka ndryshuar deri në ditët e sotme.

Ekspertët shpjegojnë që ekzistojnë disa kritere sipas të cilave mund të zbulohet produkti i rremë, transmeton Telegrafi.

 

E para që na bie në sy është ngjyra e mrekullueshme intensive e gjelbër, e cila te falsifikimet nuk është as përafërsisht këtyre nuancave, por më parë e gjelbra e errët, madje edhe e gështenjtë.

 

Mënyra tjetër që të dallojmë çajin origjinal nga ai i rremë, është që me gisht të tërheqin një linjë nëpër pluhur.

Pluhuri origjinal do të lërë gjurmë në bazë, sikur të jetë e tërhequr një linjë me flomaster, derisa pas çajit të rremë do të mbeten një sërë grimcash të imta çaji, sepse çaji origjinal na rikujton hijesimin e grimit të syve, apo pudrën e bebes, është aq e butë, sepse grimcat e atij të rremë i ndien nën gishta.

 

Për shkak të gjendjes fizike, pra, në formë pluhuri, matcha mund të shijohet e përzier me ujë të ngrohtë, si një pije e shëndetshme, ose të përdoret edhe në mënyra të tjera.

Si të përgatisim çaji matcha:
Hedhim 1 lugë çaji matcha në një enë porcelani.
Pasi të ketë zier uji, e lëmë të ftohet 5 minuta, pastaj hedhim mbi pluhurin një sasi të vogël uji.