Kosova tashmë ka një ambasador të ri në Francë, i cili do ta zëvendësoi ish-ambasadorin Qëndrim Gashi.
Ambasadori i ri i Kosovës në Francë është Mehdi Halimi, i cili sot ka dorëzuar letrat kredenciale tek autoritetet franceze.
“Me rastin e fillimit të detyrës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të Shtetit francez, z. Philippe Franc, me ç’rast ia ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris. /Botapress.info/.
