Sinjali mëson se 20-vjeçari që u kap me 31 qese të vogla me marihuanë është Edon Gashi, i lindur në dhjetor të vitit 2000, i cili punon si kuzhinier në lokalin e babait të tij.
20-vjeçari i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, në momentin e arrestimit, kishte me vete:
- Tridhjetë e një (31) qese të vogla të mbështjella me folje alumini, ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram.
- Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme;
- Një (1) telefon Iphone X;
- Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike);
- Një (1) pako cigare;
- Një (1) parfum.
Të gjitha këto i janë sekuestruar si prova nga Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa njësiti anti-drogë në Pejë është duke vazhduar hetimet.
Shënim: Person i apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Botapress.info/