[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky ësht tutori që prostituoi 3 vajza 17 vjeJare nga Durrësi



Detaje të reja zbulohen nga shfrytëzimi për prostitucion i tre vajzave të mitura në Durrës, çka çoi në pranga edhe tutorin e tyre, 37 vjeçarin Gentian Gaxha.

Burime për Gazetën Express bënë të ditura se njëra nga vajzat që shfytëzohej për prostitucion, 17 vjeçarja me iniciale S.P. ishte larguar nga shtëpia që prej datës 28 Dhjetor. Madje ajo ka marrë me vete edhe motrën e saj 14 vjeç me iniciale E.P.

Ka qenë e ëma e tyre, shtetasja me iniciale M.P 43 vjeç e cila më 30 Dhjetor ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj.

Të njëjtat burime theksuan për Express se 14 vjeçarja nuk ishte përfshirë në prostitucion, por vetëm motra e saj e madhe S.P 17 vjeç.

Kështu prej të paktën 1 jave, dy vajzat nuk kanë qenë në banesë, teksa njëra prej tyre shfrytëzohej si prostitutë nga tutori 37 vjeçar. Ende nuk dihet nëse largimi i 17 vjeçares nga shtëpia ka ardhur si pasojë e presionit nga tutori ose jo. Po tashmë, dy të miturat ndodhen në banesë.

Ka qenë Policia e Durrësit që ditën e djeshme ka bërë të mundur arrestimin e Gentian Gaxhës, i cili u kap në flagrancë me tre të miturat që i shfrytëzonte si prostituta.

Gaxha u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion tre të miturat me iniciale S.P. 17 vjeçe,  B.A. 17 vjeçe dhe  K.Xh. 17 vjeçe, banuese në Durrës, kundrejt pagesës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçarja K.Xh, ndryshe nga dy të miturat e tjera, ka ushtruar prostitucionin me dëshirën e saj