• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ky banor pritet të largohet sonte nga shtëpia, dha informacione që s’duhej

nga Bota Press
4 Janar, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në “Big Brother Albania VIP” janë disa rregulla të rrepta të cilat banorët nuk duhet t’i shkelin, por nëse e bëjnë, produksioni ka të drejtë t’i penalizojë, madje edhe duke i larguar nga shtëpia.

 

Njëra ndër rregullat strikte që nuk bën të thehet, është edhe tregimi i informacioneve për ngjarjet që kanë ndodhur jashtë shtëpisë gjatë kohës që konkurrentët e tjerë kanë qenë të “izoluar” në shtëpi.

Por, herë pas here disa nga banorët e kanë thyer këtë rregull, shkruan Gazeta Express.

Pas hyrjes në shtëpi, ish-banorja, Antonela Berisha dhe banori Meridian Ramçaj kishin dhënë informacione për ngjarjet të cilat kanë ndodhur jashtë shtëpisë, duke treguar se si i kanë pritur ndjekësit ato reagime dhe se cfarë kanë shkruar mediat.

Gjatë spektaklit, moderatorja Arbana Osmani, i kishte ftuar ata në dhomën e rrëfimeve dhe i kishte paralajmëruar se do të kenë ndëshkime nëse vazhdojnë të tregojnë informata nga jashtë.

Për këtë gjë, ajo i kishte paralajmëruar edhe banorët tjerë, ajo kishte deklaruar se ishte paralajmërimi i fundit para se ndonjëri të penalizohet edhe me largim nga shtëpia.

Por, siç duket Meridiani e ka harruar këtë gjë, teksa mbrëmë në një bisedë me aktorin Donald Veshaj, i tregoi se si e kanë pritur fansat takimin e këtij të fundit me ish-të dashurën, Bora Zemani.

E për të gjitha informacionet që ka treguar nga jashtë, duke mos respektuar një nga rregullat kryesore të shtëpisë, Meridani pritet që të penalizohet me largim nga shtëpia.

Produksioni më herët i dënonte banorët me qëndrim në dhomën e dënimeve e cila ishte e rregulluar si në kohën e komunizmit në Shqipëri, por tani ajo hapësirë është shndërruar në një suitë luksoze për banorët.

Po ashtu, në televotim për t’u larguar nga shtëpia janë edhe blogerja, Sarah Berisha e Arbër Gumnishta (DJ Dagz).

Por, në lojë janë edhe dy bileta kthyese të cilat do të u mundësojnë banorëve pas eliminimit të rikthehen sërish në shtëpi, njësoj siç ndodhi në rastin e këngëtarëve, Ardit Çuni dhe Sabian Medini, që të dy të eliminuar tashmë.

Ndryshe, në shtëpi sonte pritet të hyjnë tre banorë të rinj.

Një prej tyre është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna.

Tags: Big Brother Albania VIPdj dagz

Të ngjashme

Ekskluzive

Ekskluzive: Helikopteri serb lëshon parashutistë në zonën kufitare, dyshohet që hyn edhe në territorin e Kosovës

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Ikja e kosovarëve nga vendi në pesë vjetët e fundit, më së shumti u larguan vitin e kaluar

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Dy sulme në zemër, Sylejman Kllokoqi rrëfen momentet kritike

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Abdixhiku e refuzon ftesën e Kurtit për diskutim rreth vettingut – “LDK e jep kontributin në Kuvend”

nga Bota Press
29 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Ekskluzive: Helikopteri serb lëshon parashutistë në zonën kufitare, dyshohet që hyn edhe në territorin e Kosovës
  • Rritje alarmante e rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë
  • Autopsia: Marigona përjetoi politraumë, thyerje të brinjve, gjakderdhje të jashtme e të brendshme
  • Ikja e kosovarëve nga vendi në pesë vjetët e fundit, më së shumti u larguan vitin e kaluar
  • Dy sulme në zemër, Sylejman Kllokoqi rrëfen momentet kritike

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.