Me 62 vota kundër, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i kanë rekomanduar Kuvendit që të mos miratohet ky raport. Diskutimi për këtë raport ka përfunduar në seancën e djeshme por për shkak të mungesës së kuorumit. Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, e ku në rend dite është shkarkimi i Bordit të RTK-së.
Kuvendi nuk e miraton raportin vjetor të punës së RTK-së
Ky është rendi i ditës:
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, 11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot punimet. Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes pritet të shqyrtohen edhe tri pika të rendit të ditës.
Ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00
Ky është rendi i ditës:
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./Botapress/