[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kuvendi i lodhtë!



Botapress, 22 janar – Degradimi i institucionit më të lartë përfaqësues ka arritur kulmin me legjislaturën e pestë të Kuvendit.

Deputetët nuk i kanë lodhur angazhimi dhe zelli për punë, por kanë dëshmuar se janë të lodht dhe të pazotë për t’i dalë në krye detyrës për të cilën janë zgjedhur, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo legjislaturë, pjesën më të madhe e ka orientuar në tema, të cilat e futën vendin në krizë politike.

Ky kuvend pas gjashtë muajsh ngërç nxori një qeveri, legjitimiteti i së cilës është kontestuar që prej arritjes së marrëveshjes për koalicion në nëntor të vitit 2014, mes PDK-së e LDK-së. Pavarësisht faktit se partitë që e përbëjnë atë dominojnë më shumë se dy të tretat e ulëseve në Kuvend, çuarja e mandatit katërvjeçar deri në fund është vënë në pikëpyetje, pasi Qeveria ka humbur bazën e fuqishme të numrave në Kuvend.

Jetëgjatësia e koalicionit tani po cenohet jo vetëm nga presioni i opozitës, por edhe nga vetë partnerët e koalicionit.

Në mungesë të votave koalicioni ka hequr nga agjenda procedimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila bashkë me Marrëveshjen për asociacionin ishin bërë sebep që Kuvendi të zhytet në bllokadë disamujore, shkruan sot Koha Ditore”