• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kuvendi i Kosovës nesër do të ketë mjaft punë, shumë ligje janë në rend të ditës që të votohen

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet një seancë plenare me fillim nga ora 10:00.

Në rend dite janë 17 pika për diskutim, ndër të cilat janë edhe “Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë”, “Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”, “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar” dhe “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023”.

 

 

Haradinaj: Kurti ka rrezikuar interesin nacional të vendit, duke mos u koordinuar me SHBA-në

Ky është rendi i plotë i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,Votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021,Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Vlen të theksohet se disa nga pikat e sipërpërmendura janë bartur nga seanca e sotme.

Fillimisht Kuvendi sot miratoi rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021, për të vijuar me miratimin edhe të kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, të raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021 dhe rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Vota të mjaftueshme ndërkaq nuk mori raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021 e as raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021.

Për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nuk pati kuorum për vendimmarrje, sikurse as për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe as për atë për konfliktet administrative.

“Këto projektligje u bartën për seancën e radhës”, njoftoi Kuvendi.

Tags: Kryesia e KuvenditNesër mbahet seancë

Të ngjashme

Aktuale

Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Pushtetit i çelen dyert ne Uashington, Konjufca diskuton me Escobarin për Asociacionin

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit
  • Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?
  • Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind
  • Hoti kritika për Kurtin: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit
  • Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.