Ka filluar seanca plenare e paralajmeruar për sot, ku do të shyqrtohen pika të papërfunduara nga tri seanca të kaluara.
Seanca ka filluar me një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Ndryshe, sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme janë në rend dite gjithsej 27 pika.
Tërmeti në Turqi, gjenden nën rrënoja trupat e familjes shqiptare
Rendi i ditës:
I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor, 18 nëntor 2022 dhe 18 janar 2023:
10. Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:
15. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë