Ka filluar punën Konventa e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike e Kosovës, derisa në sallë vërehet se mungojnë një numër i madh i delegatëve të PDK’së, shkruan Gazeta Metro.
Nga 794 delegatë sa ka gjithsej Konventa e PDK’së, në sallë thuhet të jenë rreth 380 prej tyre. Duket se një pjesë e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhur të mos i bashkohet kësaj Konvente ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i partisë.
Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të PDK’së, derisa Konventa ka miratuar rendin e ditës dhe raportin e punës, derisa pritet të votohet edhe raporti mes dy konventave.
Sipas asaj që është raportuar, gjatë ditës së sotme pritet që të zgjedhet vetëm kryetari i PDK’së, ndërsa strukturat e tjera të partisë mbetet të zgjedhen ditët në vijim.