• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kush janë emrat që për herë të parë u bënë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së

nga Bota Press
6 Gusht, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës ka votuar mbrëmë Kryesinë e re të PDK-së të propozuar nga lideri i opozitës, Memli Krasniqi.

Siç ka deklaruar edhe vet Krasniqi, PDK në përbërjen e lidershipit të ri la arritur të ruaj ADN-në e saj që buron nga UÇK-ja duke pasur brenda vetes njerëz të devotshëm e atdhetar që janë rritur organikisht në PDK, por edhe duke u hapur për kuadro të reja që i besojnë vizionit të PDK-së.

Por, kush janë emrat e rinj të Kryesisë së PDK-së?

Bernard Nikaj – profesor, diplomat, ish- ambasador i Kosovës në Bruksel, i është bashkuar PDK-së në Kryesinë e re.

Nikaj është i shkolluar në disa prej universiteteve më prestigjioze botërore.

Ai është vlerësuar lart nga autoritetet e shteteve mike të Kosovës për përfaqësimin dinjitoz të shtetit në politikën e jashtme.

Profesoresha e njohur e Psikologjisë, Donika Shahini-Lami, është bërë pjesë e Kryesisë së PDK-së dhe anëtare e Këshillit Drejtues.

Profesoresha Donika Shahini-Lami, më parë ka punuar për 10 vite në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE.

Ajo po ashtu njihet për punën e saj si gazetare gjatë luftës në Kosovë si dhe ka punuar për Televizionin Publik Japonez, NHK si dhe ka bashkëpunuar me media të ndryshme ndërkombëtare.

Në Kryesinë e re të PDK-së është zgjedhur edhe Jakup Nura, bashkëpunëtor i ngushtë i Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari nga fillimet e para të organizimit të luftës çlirimtare.

Ai vjen nga një familje e respektuar e Drenicës, shtëpia e së cilës ka qenë ndër adresat e para të UÇK-së.

Anëtare e re e Kryesisë së PDK-së është zgjedhur edhe Besa Kabashi-Ramaj, e shkolluar në Universitete Amerikane, dhe me përvojë mbi 10 vjeçare në fushat e sigurisë ndërkombëtare, politikat e mbrojtjes dhe menaxhmentit.

Ajo ka punuar për shumë organizata e fondacione të njohura vendore e ndërkombëtare.

Pjesë e Kryesisë së re të PDK-së është bërë edhe Bekim Çollaku. Ai është i shkolluar në Britani të Madhe, me përvojë të gjatë institucionale e politike. Ai ka qenë bashkëpunëtor i afërt dhe shef stafi i kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi.

Në Kryesinë e re të PDK-së është zgjedhur edhe Adri Nurellari, politolog, pedagog e publicist.

Nurellari ka qenë më parë shef i kabinetit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe këshilltar i ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Po ashtu, për herë të parë në Kryesinë e PDK-së janë zgjedhur edhe Petrit Hajdari, Rashit Çalaj, Nexhat Demaku, Kujtim Gashi dhe Muhamet Haliti.

Tags: PDK-Emrat

Të ngjashme

Lajme

Syla: A ikët jashtë o populli i Albin Kurtit?

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Kulturë

Kapiten Shefqet Fetah Bylykbashi, atdhetar dhe poet i dëshmuar

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Diaspora

”Shqiptarët një popull i lashtë në Europë”, Albaner ett ur folk i Europa”, arriti në Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Fatmir Bajraj: 32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!

nga Bota Press
2 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • “Doli të shëtis pa lejen e familjarëve” – Vëllai rrah motrën 26-vjeçare në Mitrovicë
  • Syla: A ikët jashtë o populli i Albin Kurtit?
  • Kapiten Shefqet Fetah Bylykbashi, atdhetar dhe poet i dëshmuar
  • ”Shqiptarët një popull i lashtë në Europë”, Albaner ett ur folk i Europa”, arriti në Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë
  • Libra pa emra autorësh!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.