• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kush janë dy shqiptarët që arritën të vjedhin 62 milionë euro?

nga Bota Press
1 Gusht, 2021
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Dy emigrantët shqiptarë Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj, janë ‘truri’ i vjedhjes së shekullit në Angli. Vjedhja e 53 milionë paundëve apo e mbi 62 mijë eurove, shënon vjedhjen më të madhe që ka ndodhur në shtetin anglez.

Banditët, të maskuar si policë anglezë, morën peng menaxherin e ‘Securitas Depot’ në Ton Brixh, distrikti i Kentit, Dikson (52 vjeç) dhe familjen e tij.  ‘Securitas Depot’ shërbente si magazinë parash kesh për të furnizuar sportelet e bankave dhe automatet ATM të shpërndarjes së parave.

Në këtë depo gjendej një sasi prej 203 milionë stërlinash para të thata. Duke përdorur  menaxherin Dikson tashmë peng të tyre, banda dhe të maskuar si policë, hynë në depon super të sigurt.

Hajdutët ishin  të armatosur me pistoleta dhe kallashnikov model ASH 82, prodhim shqiptar. Ata neutralizuan 14 rojat e armatosura të depozitës. Ndonëse e mbushën plot një kamion ‘Renault’, një veturë ‘Volvo’ dhe një ‘Vectra’, banditët arritën të merrnin vetëm 53 milionë stërlina duke lënë në depo 150 milionë stërlina të tjera, sepse kamioni kishte kapacitet vetëm 7,5 tonë.

Për të ngarkuar veturat, hajdutët përdorën karroca supermarketi dhe një lefterak me kapacitet të vogël.

Shqiptarët kishin role kyçe në organizimin e vjedhjes së shekullit

Ermir Hysenaj, i punësuar në ‘Securitas Depot’, e ndihmoi bandën me filmime dhe skica të mjediseve të depos, ku ruheshin paratë, si edhe me të dhëna të tjera për sistemet e sigurisë, të mbrojtjes dhe të dhënies së alarmit në rast vjedhjeje. Informacioni i tij për muret rrethuese 4 metra të larta, për pengesat me tel me gjemba, për grilat dhe pengesat kundër-makinë me çelik special me lidhje titani si edhe për sistemin e kamerave me qark të mbyllur, kishin shumë rëndësi për realizimin me sukses të grabitjes.

Goditja e shekullit u planifikua deri në detajet më të imta për gjatë një periudhe prej 18 muajsh.

Tropojani Jetmir Buçpapa, mori pjesë aktive në grabitjen me armë. Madje, kur policia angleze tentoi të ndalonte ‘Volkswagen-in Bitells’, ku ishin ngarkuar 1,3 milion stërlina nga totali i 53 milionë stërlinave të vjedhura, ai u përpoq të ikte. Forcat speciale të policisë angleze e ndaluan makinën vetëm pasi shpuan gomat me breshëri plumbash.

Pas shumë kërkimesh thuajse të gjithë pjesëtarët e bandës u kapën nga policia angleze, por jo të gjithë. U gjetën miliona stërlina në vende të ndryshme si makina, shtëpi, garazhe, parukeri etj., të përdorura nga banditët si vende të sigurta strehimi.

Bucpapa u burgos për 30 vjet, por deri më tani 30 milionë sterlina, nga paratë e vjedhura, ende nuk janë gjetur.

Të ngjashme

Lajme

Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Lajme

“Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Lajme

Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Kosovë

Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën
  • “Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas
  • Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)
  • Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)
  • Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.