Sot, në moshën 59-vjeçare, është ndarë nga jeta ish-ambasadori dhe ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Për një kohë të gjatë ai ka qenë i përfshirë në organizime sociale, politike e kulturore, duke përfshirë lëvizjen kombëtare të viteve ’90, me misione specifike diplomatike të autorizuara nga presidenti Ibrahim Rugova.
Në faqen e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, bëhet e ditur se Berisha ka qenë në gjeneratën e parë të ambasadorëve të karrierës i emëruar në vitin 2009.
Ai ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni.
Më pas, ai ka shërbyer në disa pozita të tjera diplomatike si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.
Berisha ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka punuar me fokus në sektorin e punëve të Jashtme dhe integrimeve evropiane.