Meda ka kënduar që në fëmijëri, duke e trashëguar rrugën e gjyshit dhe të babait të tij. Ai, u largua nga muzika pas largimit nga Kosova për në Gjermani, për shkak të situatës në vend. Por, kënga gjithmonë jetonte në zemrën e tij, shkruan “Kosovarja”.
Meda iu kthye fillimisht këngës folklorike, ku me ëndje këndonte për legjendarin Adem Jasharin, UÇK-në, etj. Këto këngë ngjallën shumë simpati për të tek artdashësit mërgimtarë. Më pas Meda zgjodhi muzikën popullore dhe atë turbo folk, që e kultivon edhe sot e kësaj dite.
Por, pse më Meda nuk këndon këngë patriotike? Ndryshe, ai është veprimtarë dhe humanist, pasi ka ndihmuar gjithkund skamnorët dhe të dëmtuarit nga lufta, shkruan “Kosovarja”.