[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kush është Shën Valentini dhe pse festohet dita e “Shën Valentinit”?



Shën Valentini i Romës, ishte një shenjtor i njohur romak i shekullit të III, i cili festohet më 14 shkurt dhe është i lidhur që nga mesjeta me një traditë dashurie.

Shën Valentini

Gjithçka që dihet sigurt për shenjtorin është emri i tij dhe se ai ra dëshmor dhe u varros në një varrezë në Via Flaminia, afër urës Milviane në veri të Romës më 14 shkurt. Është e paqartë nëse Shën Valentini ishte një shenjtor i vetëm apo bashkimi i dy shenjtorëve me emër të njejtë. Dita e Shën Valentinit është festë zyrtare në Bashkësinë Anglikane si dhe në Kishën Luterane. Në Kishën Ortodokse Lindore, Shën Valentini, meshtari i Romës festohet më 6 korrik dhe Hieromartir Valentini festohet më 30 korrik. Megjithatë, për shkak të paqartësive të këtyre dy shenjtorëve në lindje, në kalendarin kishtar përëndimor, Shën Valentini është i shënuar më 14 shkurt. Shën Valentini festohet në shumë shtete rreth botës, mirëpo nuk është festë zyrtare në shumicën prej tyre. Legjenda thotë se Shën Valentini i Romës u burgos për shkak se organizonte dasma për ushtarë të cilëve u ishte ndaluar martesa dhe se u shërbentë të krishterëve, që ishin të persekutuar nga Perandoria Romake. Sipas legjendës, gjatë burgosjes së tij, ai e shëroi bijën e burgosësit të tij, Asteriusit. Një zbukurim i kësaj historie thotë se para ekzekutimit të tij ai ia shkroi asaj një letër të nënshkruar në fund me “Valentini juaj”.