Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos kanë marrë një kthesë të papritur. Policia greke po dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhënien e tyre.
Gazetari Vassilis Lambropoulos tha se piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për mediat, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Crouch donte që të largohej nga shtëpia.Për këtë grua, e cila është rreth 40 vjeç, ka informacione sesi është njohur me pilotin, ndërsa nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk ka pasur asnjë bisedë me tyre.
Megjithatë përjashtohet fakti se ajo mund të ketë lidhje me vrasjen, por tradhtia mund të ketë qenë shkaku.
Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari./Ballkanweb/