Kush është Faik Fazliu, njeriu që kishte djegur flamurin e Ibrahim Rugovës

Sipas Osmanollajt, Fazliu ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit po asistonin në kontrollimin e një lokali së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj, përcjellë “Bota sot”.

E menjëherë pas arrestimit të Fazliut, në mbrojtje të tij doli kryetari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

“Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar por nuk është tani, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar Faton Klinaku.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla, i cili tha se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen.

“Sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.

Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”. Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”. Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin!”, ka shkruar Sfeçla.

E kjo deklaratë e Ministrit Sfeçla nxiti reagime dhe ofendime të rënda ndaj tij nga Faton Klinaku dhe Faik Fazliu.

“Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Ai i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, shkroi Klinaku në reagimin e tij.

E Faik Fazliu e quajti rrugaçi legen Ministrin Xhelal Sfeçla.

“Xhelal rrugaçi une nuk jam legen si ti me i gjujte e sulmu policet dhe kurre ne jeten time nuk jam shite i forte ne raport me institucionet sepse une kam bere dicka për këtë vend! Andaj ti rrugaç qe je veshur me petkun e ministrit ndali sojin tend dhe mos i mvesh me petkun e institucioneve dhe shtetit për ti fyer e sulmuar njerezit qe s’bejne asnje faj të vetem!! Po pajtohem askush mbi ligjin,por edhe askush e as ti bandit e rrugaç mos u mundo me shfrytezu gjoja ligjin për te luajtur të “FORTIN” ti je vetem nje legen dhe rrugaç (i veshur me pushtet)asgje me shume! P.S shife veten tende rrugaç ordiner ne foto je TI apo jo!”, ka shkruar Fazliu në rrjetin social “Facebook”.

Por Fazliu ndër tjerash njihet edhe për një skandal dhe veprim të rëndë të bërë vite më parë.

Fazliu në vitin 2005, kishte organizuar djegien e flamurit të presidencës së Kosovës, flamur ky i propozuar nga Ibrahim Rugova.

“Ne kemi organizuar dje heqjen e këtyre flamujve në mënyrë që të ndalim sot atë më të keqen, provokimin e qytetarëve tanë. Të gjithë këta njerëz nuk durojnë dot identitet tjetër përveç identitetit tonë shqiptar dhe flamurit tonë kombëtar”, kishte deklaruar në atë kohë Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Faik Fazliu./Botapress/

 

ngjashme