• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kush e shkroi, kush e lexoi e kush e përkrah “non paper-in” e famshëm

Shkruan Bajrush Morina

nga Botapress.info
27 Prill, 2021
në Opinione
ShareShareShare

Dokumenti më i përfolur këto ditë është ai i ashtuquajturi “non-paper”. Për këtë dokument u fol, u reagua, u shkrua andej e këndej kufijve të Kosovës, andej e këndej kancelarive dhe qendrave mediale rajonale e evropiane.
Të gjithë e panë dokumentin, të gjithë e lexuan plotësisht apo pjesërisht dokumentin por askush nuk pranoi “autorësinë” e këtij dokumenti.

U tha se e shkroi kryeminsitri sloven Janez Jansha! Por as ai nuk pranoi autorësinë!
U përfol se “autore” e këtij projekti është një “grua e zgjuar”!
Por a ka emër kjo “grua e zgjuar”?
Po kush e mori dhe kush e lexoi këtë dokument deri më tash?
Shumë kush! Madje mbi 90% e zyrtarëve në Bruksel e kanë pranuar qoftë në emailat e tyre privat apo zyrtar këtë dokument apo e kanë pranuar si të fotokopjuar apo të shaptilografuar nga “sekretareshat” simpatike të zyreve superkomode të selisë së BE-së në Bruksel.

 

Pra dokumenti “non-paper” ka autorësi, nuk është më sekret dhe është tashmë i shumëlexuar.
Por tash kur autorësia e këtij dokumenti të quajtur “non-paper” nuk ka më rëndësi, një fakt nuk mund të mohehet: Ekzistimi i këtij dokumenti, qoftë edhe në variantin “non-paper”!
Po pse u shfaq ky dokument mu tash kur duhet të fillojnë bisedimet mes Kosovës e Serbisë?
Për mendimin tim ka disa arsye:
E Para, fitorja plebishitare e Albin Kurtit në Kosovë dhe qëndrimi i tij mohues ndaj dialogut e shtyjnë përpara hartimin e një dokumenti të tillë.
Pra nuk do dialog, nuk do bisedime, atëherë ja dokumenti i gatshëm?
E dyta, heshtja në heshtje ndaj këtij dokumenti nga kryeminsitri Edi Rama e bën edhe më aktualë këtë dokument.
E treta, dhe më kryesorja, mohimi “ad-hock” i një domumenti të tillë nga të dyja palët dhe prolongimi i një marrëveshje eventuale gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, shtyn variantin tjetër, që tash e sa kohë po qarkullon nëpër tavolinat e Brukselit: ndryshimin e kufijve në Ballkan!

 

 

Fundja, hartuesit apo “gruaja e zgjuar” që ka hartuar këtë dokument e njeh jo vetëm realitetin politik në Ballkan por edhe synimet apo ambiciet politike të tre liderëve tashmë të pakontestuar në rajon, Albin Kurtit në Kosovë, Edi Ramës në Shqipëri dhe Aleksandër Vuciqit në Serbi.
Që të tre kanë fituar referendumin e tyre politik, janë të pakontestueshëm dhe të plotëfuqishëm në vendimarrje.
Për Albin Kurtin tashmë dihet se dashuria e tij ndaj Shqipërisë së Madhe (bashkimit kombëtar) është më e madhe se sa ndjenja e tij ndaj Kosovës së vogël e të pavarur.
Edi Rama, bashkë me Hashim Thacin, si vëllezër të një gjaku e ideali, tash e sa vjet e kanë të bluar në mendje e të vluar në zemër bashkimin e trojeve shqiptare.
Ndërka edhe Aleksandër Vuciq, por rri në një këmbë për të copëtuar Bosnjën e Kosovën dhe për të realizuar qëllimin e tij final, bashkimin e krejt serbëve në një shtet të madh, në një Serbi!
Pra kush e ka shkruar projektin “non-paper”? Një grua apo një grua e zgjuar me siguri?
Kush e ka lexuar? Po thuaja të gjithë në Bruksel, në Prishtinë, në Beograd e në Tiranë?
Kush e përkrah projektin e ndryshimit të kufijve në Ballkan apo krijimin e shteteve etnike në rajon?
Më shumë se sa Albin Kurti, Edi Rama e Aleksandër Vuciqi, zor se u gjendet shoqi!

Tags: Bajrush Morinanon-paper. Brukseli

Të ngjashme

Opinione

Florim Zeqa: Lehtë për ta fituar, e vështirë për ta mbrojtur lirinë!

nga Bota Press
3 Tetor, 2023
Lajme

Maliqi: Frika jonë nga Asociacioni, arma më e fortë e Beogradit

nga Bota Press
3 Tetor, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Nga lufta në mensë!

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Lajme

Haradinaj: Shtimi i KFOR’it dëshmon vendosmërinë e NATO’s që terrorizmi nuk kalon

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Nga janari pa viza, këto janë rregullat që kosovarët duhet të respektojnë
  • 21-vjeçarja nga Prishtina që ngjan me Megi Pojanin, flet për fëmijërinë dhe influenceret tjera
  • “129 punonjës të komunitetit serb janë paguar 800 mijë € pa shkuar në punë fare”
  • Schmitt: Krimi i organizuar ka interes t’i mohojë qasjen Policisë së Kosovës në veri
  • Çka bëjnë “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.