Pas sherreve të vazhdueshme, ofendimeve dhe debateve, Tea dhe Shqipja kanë bërë më në fund paqe me njëra-tjetrën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo e fundit, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Shqipja ka publikuar në Instastory një foto pranë Teas, nga studio e Përputhen.
Të njëjtën foto e ka shpërndarë më pas dhe Tea, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë rregulluar.
Kujtojmë se të hënën dy vajzat do të përballen me njëra-tjetrën në emision.