[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kusari-Lila rikandidon për kryetare të Gjakovës



Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se do të kandidojë edhe për një mandat qeverisës në këtë komunë.

“Në situatën siç jemi tani, po unë do të kandidoj edhe një mandat për Gjakovën”, ka thënë Kusari-Lila në RTV Dukagjini.

Kusari-Lila ka folur edhe për partinë më të re politike në vend, Alternativa, të cilën e ka bashkëthemeluar me deputetin Ilir Deda.

Ajo ka thënë se subjekti që përfaqëson do të ndjek vlerat liberal-demokrate, kurse për kryetarin e këtij subjekti, do të mund të flitet vetëm pas zgjedhjeve.

Subjekti më i ri në vend pritet që së shpejti të regjistrohet në KQZ, derisa kompletimi i tij do të bëhet me një tubim në kryeqendër, që do të mbahet pas disa tubimeve nëpër qytete të vendit.