Kurtit i bëhet obsesion Oslo, si Milaim Zekës Stockholmi

Sikurse ish-deputeti, Milaim Zeka, i cili Stockholmin e portretizon si epiqendër të botës, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e kundëron njëlloj kryeqendrën norvegjeze, Oslon.

Vizitat e shpeshta të Kryeministrit, Albin Kurti drejt Norvegjisë mbase janë mister për opinionin publik, megjithatë, mister nuk është obsesioni i tij për shtetin e lindjes së bashkëshortes së tij, Rita Augestad, me të cilën u martua në vitin 2014.

Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, kishte thënë Kurti, kur ishte pyetur për gruan e tij norvegjeze.

Kurti dhe Oslo

Në vitin 2018, Kurti ishte fotorgafuar në një autobus urban në Oslo, ku shihet duke e lexuar një libër.

Në vitin 2019, LVV në krye me Albin Kurtin mbajti tubim informues me bashkatdhetarët në Norvegji.

Kurti e kishte pritur me padurim edhe fitoren e socialdemokratëve në Norvegji. Në tetor të vitit 2021 ai ishte përkujdesur që ta uronte Jonas Gahr Støre, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Norvegjisë.

Në takimin zyrtar që u mbajt me ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt, në mars të këtij viti, Kurti shprehi interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Norvegjisë

Derisa, në qershor të këtij viti, Kurti reagoi pas sulmit në Oslo të Norvegjisë, ku kishin mbetur të vdekur dy persona dhe 14 të tjerë u plagosën.

Kurti përmes një postimi në Twitter, e kishte konsideruar sulmin si ‘masakër’, derisa shtoi se Kosova qëndron me Norvegjinë.

Kurse, pasi la grevistët pa paga, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjeti kohë që ta urojë mikun e tij, regjisor, Izer Aliu, për suksesin në Oslo të Norvegjisë.

Kujtojmë se, Kurti tash është banor i lagjes Taslixhe në Prishtinë, aty ku jeton me qira e të cilën e paguan me vetëm 250 euro në muaj.

Milaim Zeka, shtetas i Suedisë

Milaim Zeka, i cili aktualisht është i martuar me Edlira Qefalija, me të cilën ka dy vajza ndan jetën mes Prishtinës dhe Stockholmit.

Megjithatë, bazuar në deklaratat e tij, Zeka është më shumë i obsesionuar pas kryeqytetit suedez.

“Suedia më ka dhënë pare, personalitet dhe dinjitet” – është njëra ndër deklaratat e Zekës.

Derisa, edhe kur Përfaqësuesja e Kosovës në futboll kishte për kundërshtare Suedinë, ai kishte deklaruar se e përkrahë Suedinë.

Kurse, gazetari poashtu edhe në kohën e pandemisë kishte qëndruar në Suedi, atje ku siç raportonte ai gjithë kohën qytetarët dilnin pa maska.

Është kënaqësi me qenë në Suedi në Stockholm. Dalim pa maska, pavarësisht vdekjes, por edhe nëse vdesim shkojmë në atë botë si njerëz normal” – kishte thënë Zeka.

ngjashme