Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në bisedën telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel ia ka ripërsëritur tri prioritetet e qeverisë, në mesin e të cilave nuk është dialogu me Serbinë. Kurti sot do të udhëtojë në Bruksel ku do të takohet me udhëheqësit evropianë, e temë kryesore pritet të jetë edhe raundi i ri i bisedimeve raporton Gazeta Botapress.
Kurti ka shkruar në Twitter se megjithatë ka siguruar presidentin e KE për angazhimin e qeverisë së tij për dialogun.
“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar Kurti./Botapress/