Kryeministri, Albin Kurti në konferencën e sotme së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë folur për protestat e punëtorëve shëndetësorë për rritje të pagës.
I pari i Qeverisë ka falënderuar stafin mjekësor për punën që po bën në sektorin shëndetësor, por ka thënë se gjasat për rritje të pagës janë të vogla për shkak të siç u shpreh ai, neglizhencës së kësaj çështjeje në dy dekadat e fundit.
“Natyrisht që unë i kuptoj grevat mirëpo mirëkuptimi im varet nga ligjshmëria e tyre pra duhet të kemi greva të ligjshme. Veçse Republika e Kosovës po bën gjithçka që t’iu dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë dhe u jemi përjetësisht falënderues mirënjohës, jo vetëm për angazhimin e deritanishëm, por edhe të vazhdueshëm dhe në vijim. Mundësitë e Kosovës janë relativisht të vogla dhe ne e dimë në çfarë gjendje janë ndodh sistemi shëndetësor dhe shërbimi mjekësor në përgjithësi në Kosovë për shkak të anashkalimit për më shumë se dy dekada”, ka thënë Kurti.