• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti takon ambasadorët e akredituar: Kosova në takimin e Ohrit ishte konstruktive por jo edhe Serbia

nga Bota Press
20 Mars, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se në këtë takim, Kurti i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

 

BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve, Murati: Trajtim jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori

“Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Kosovës “ka qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë”.

Sipas tij, rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Tags: KurtiQUINT

Të ngjashme

Aktuale

Zhduken afër 8 mijë litra derivate në vlerë të rreth 10 mijë € nga ‘EXFIS’ në Pejë

nga Bota Press
9 Qershor, 2023
Aktuale

Hill: Nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjëherë ndarje kaq të thella mes Prishtinës dhe Uashingtonit

nga Bota Press
9 Qershor, 2023
Aktuale

Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

nga Bota Press
8 Qershor, 2023
Aktuale

Kurti flet me sekretarin britanik, e zbulon se Vetëmenaxhimi është i lidhur me Zajednicën

nga Bota Press
8 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhduken afër 8 mijë litra derivate në vlerë të rreth 10 mijë € nga ‘EXFIS’ në Pejë
  • Hill: Nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjëherë ndarje kaq të thella mes Prishtinës dhe Uashingtonit
  • “U paralizova, 28 ditë isha pavetëdije” – Pacolli rrëfen për ngjarjen e trishtë të jetës së tij
  • Humb jetën në aksident kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht i biri
  • Paraliza e gjumit, pse ndodh dhe kush është më i rrezikuar?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.