• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti sot në Bruksel, kjo është agjenda

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shkojë sot në Bruksel. Ai do të pritet nga Komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi.

Kurti do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, që është i katërti i Këshillit të Stabilizim Asociimit do të shqyrtohet gjendja e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Pjesëmarrësit do të diskutojnë veçanërisht kriteret politike, kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Partnerët po ashtu do të kenë mundësi të shkëmbejnë mendime edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Në fund të takimit, rreth orës 14:00, është paraparë të mbahet një konferencë për shtyp.

Radio Evropia e Lirë, ndërkohë, ka raportuar se gjatë kësaj vizite Kurti do të takojë zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë shefin e diplomacisë, Josep Borrell.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë gatishmëri për t’u takuar në kuadër të dialogut.

“E kemi bërë shumë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të dakordohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, tha Stano./Botapress.info/.

Tags: Albin KurtiBrukselpeter stano

Të ngjashme

Aktuale

Kurti në Amerikë, qindra protestues ia zënë derën (Foto)

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Aktuale

Nis protesta në krye me Rrahman Jasharajn para Qeverisë

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Aktuale

Mbrojtja e Thaçit thotë se 69 dëshmitarë do të jenë anonim

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Aktuale

Lëndime në qafë, shpinë e duar, mjeku jep detaje për gjendjen shëndetësore të prokurorëve të aksidentuar

nga Bota Press
20 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Shokuese: Efektivi i policisë qëllon me armë një 13-vjeçar, dalin detajet e rënda
  • AAK i del në përkrahje protestës së sindikatave: Ligji i pagave është zgjidhja e vetme
  • E trishtë: Ndahet papritur nga jeta zyrtari i lartë (EMRI+FOTO)
  • Autoritetet japin alarmin: Infeksioni i rrallë që po përhapet me shpejtësi në Evropë, raportohen rastet afër Shqipërisë
  • Të shtunën Rusia pezullon gazin për Finlandën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.