Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Berlin të Gjermanisë, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.
Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.
Me sa vjet burgim mund të dënohet Aurora Pelaj, tregon avokati
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për KosovaPress se pas hyrjes në fuqi të këtyre marrëveshjeve, fillon edhe konkretisht zbatimi i tregut të përbashkët rajonal, i cili do të bëjë heqjen graduale të kufizimeve dhe barrierave mes mbi 17 milionë banorëve të Ballkanit Perëndimor.
Dinamizmin e Procesit të Berlinit e mbështesin edhe opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.
Por cilat janë marrëveshjet që do të nënshkruhen në këtë samit?
Njëra ndër tri ujditë që pritet të arrihet sot ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit.
Tjetra ka të bëjë po ashtu me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.
Me arritjen e këtyre marrëveshjeve, po synohet që të bëhet përafrimi ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u ndanë me luftë në vitin 1999.
Po ashtu, sot pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, qytetarët nga Kosova do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë paraprakisht.
Kujtojmë se deri më tani, Bosnje e Hercegovina ka aplikuar një ndër regjimet më të vështira sa i përket vizave në raport me Kosovën./Botapress.info/