• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti shkarkon anëtarët e një bordi të emëruar nga Qeveria Hoti, kjo është arsyeja

nga Botapress.info
26 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Botapress 26 Prill – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është emëruar bordi i ri i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ai thotë se është shfuqizuar vendimi i mëhershëm i Qeverisë Hoti.Arsyeja për këtë është mosplotësimi i kuotës gjinore.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dy vendime që morëm sot në mbledhjen e nëntë të qeverisë ishin të ndërlidhura. Ato kanë të bëjnë me Bordin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Së pari, anuluam vendimin e qeverisë së kaluar për propozimin që i ka bërë Kuvendit me emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këtij bordi me datë 7.12.2020.

Vendimi paraprak u shfuqizua për shkak se përbërja e bordit nuk respektoi kuotën e nevojshme gjinore, që përcaktohet me Ligjin për Barazi Gjinore. Nga pesë anëtarët e propozuar, vetëm një ishte grua. Ndërsa, në fund të mbledhjes, propozimi nga Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, për bordin e ri të përkohshëm të ARKEP-it, respekton dhe plotëson këtë kuotë.

Për shkak se emrat nga qeveria e kaluar nuk ishin votuar gjatë legjislativës së fundit, bordi i ARKEP-it ka mbetur pa mandat afër pesë muaj.

Lista që është miratuar nga kabineti ynë qeveritar sot dhe e cila do të dërgohet në Kuvend përbëhet nga: Nazim Rrahimi – kryetar, Lule Ahmedi – anëtare, Shkumbin Hamiti – anëtar, Rrezarta Duraku Rizaj – anëtare, dhe Arijan Qorrolli – anëtar. Punët e mira bëhen vetëm atëherë kur edhe gratë janë aktive në proceset vendimmarrëse, pra vetëm kur bëhemi bashkë.

Tags: Qeveria Kurti

Të ngjashme

Lajme

Blerim Latifi: Në Banjskë mbetën edhe dy viktima të vdekura politike, Borrell dhe Lajçak

nga Bota Press
28 Shtator, 2023
Kosovë

Flet shoku i 19 vjeçarit nga Podujeva, që ishte bashkë me të në momentin kritik

nga Bota Press
28 Shtator, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Kuku, lufta!

nga Bota Press
28 Shtator, 2023
Ekskluzive

E pabesueshme: “Priten sulme të reja në veri, Vjosa Osmani duket e informuar për rreziqet”

nga Bota Press
28 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Blerim Latifi: Në Banjskë mbetën edhe dy viktima të vdekura politike, Borrell dhe Lajçak
  • Rama tha se KFOR duhet ta marrë nën kontroll Veriun, vjen përgjigja e Kurtit
  • Flet shoku i 19 vjeçarit nga Podujeva, që ishte bashkë me të në momentin kritik
  • Kimete Berisha: Kuku, lufta!
  • E pabesueshme: “Priten sulme të reja në veri, Vjosa Osmani duket e informuar për rreziqet”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.