Kurti shënon një “sukses”, fiton besimin e 100 përqindtë të Kusari-Lilës

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell ka marrë anë pro Serbisë gjatë ndërmjetësimit të hënën në Bruksel.

Kusari-Lila ka thënë se Borrell ka shfaqur gjuhë raciste ndaj Kosovës.

“Ajo e ka treguar Borrellin e anshëm tërësisht. E ka treguar një gjuhë raciste dhe diskriminuese ndaj Kosovës me tendencën e kërcënimeve që u reflektuan në vendimin e ambasadorëve të BE-së për votimin formal për liberalizimin e vizave, që tashmë ka kaluar në nivel të trajtimit tërësisht të ndërlidhur politik, apo është diskutuar në nivel të ndërlidhjes politike”, ka thënë Kusari-Lila në KTV.

LEXO EDHE KETE

Vret bashkëshorten me sëpatë, flasin kolegët e mësueses nga Prishtina

Ajo ka thënë se si duket, Borrelli ishte mësuar që Kosova të lëshojë pe.

“Gjuha e komunikuar e Borrellit tregoi se ai do të mbajë qëndrim të tillë. Kjo po që se nuk është e lehtë. Arsyeja që ai sillet kështu dhe që ka pasur këtë qasje, duke pritur që Kosova do të lëshojë pe e se Kurti do të ketë qasje më të lehtë ndaj Serbisë, është se duket se ashtu është mësuar”, u shpreh deputetja.

Tutje, Kusari-Lila tha se ketë proces kaq të rëndesishem ia beson 100% Kurtit.

“Në këtë situatë, ajo që mund të them është se në një çështje besimi 100 për qind në një proces të rëndësisë kaq të lartë, ia besoj kryeministrit Kurti”, deklaroi ajo.

Sipas Kusari-Lilës, moscaktimi i afateve në këtë pajtim nuk nënkupton se dialogu mund të zgjatet në pafundësi. Ajo ka thënë se edhe “mosmarrja vesh është bllokim i procesit”. Palët janë pajtuar që nëse në dialog shfaqen bllokime, ndërmjetësuesi mund ta përfundojë procesin./Botapress.info/

ngjashme