• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti para kancelarit austriak: Kosova po përjeton rritje të pashembullt ekonomike

nga Bota Press
23 Nëntor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në rezidencën e Kancelarisë Federale të Austrisë nga Kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin ka zhvilluar takim bilateral.

Kryeministri Kurti e uroi kancelarin Schallenberg për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Kancelar dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Kosovës për të vazhduar raportet tejet të mira me Austrinë.

Sipas komunikatës së kryeministrisë, Kurti i tha kancelarit austriak se Kosova po përjeton rritje të pashembullt ekonomike.

“Ai foli për ringjalljen dhe rritjen e pashembullt ekonomike që po e përjeton Kosova që nga paslufta, e që këtë vit parashihet të jetë 9,9 për qind, dhe për angazhimin e qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Kurti e njoftoi Kancelarin Schallenberg edhe për rritjen e shënuar në investimet e huaja direkte të cilat këtë vit janë 89 për qind më të mëdha sesa mesatarja e tyre gjatë dekadës së fundit dhe më të lartat që nga shpallja e pavarësisë”, thuhet në njoftim.

Kancelari Schallenberg nënvizoi rëndësinë e investimeve të Austrisë, që renditet e pesta për nga investimet direkte në Kosovë. U diskutua për mundësitë e rritjes së investimeve austriake në Kosovë dhe u dakordua që në shërbim të kësaj gjatë vitit të ardhshëm të organizohet Samiti Ekonomik në Kosovë.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sot janë bërë 3 vjet, 4 muaj e 5 ditë qëkur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herën e dytë liberalizmin e vizave.

Kancelari austriak dha mbështetjen e tij të plotë në lidhje me liberalizimin e vizave dhe tha se Austria i qëndron pranë Kosovës dhe e mbështetë atë në procesin e integrimeve evropiane.

U bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e Qeverisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër të saj ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy vendeve.

Tags: Kancelari i AustrisëKurti

Të ngjashme

Aktuale

The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.