Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot është kthyer në punë blloku B2 i Termocentralit ‘’Kosova B’’, shkruan Gazeta Botapress.
Kurti përmes një postimi në Facebook, tregoi gjendjen e këtij blloku pas rikthimit në funksion si një ekspert energjie.Ai shtoi se tash e tutje edhe shpenzimet e qytetarëve do të pakësohen, por u tregua nostalgjik kur tha se po ta kishim tash termocentralin ‘Kosova A’.
‘’ Rreth 200 euro kushtoi 1 MËh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MË. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim.
Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MË fuqi secila’’, shkroi Kurti.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kuvend është diskutuar rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike, sipas një propozimi e që nga pozita po kërkon miratim. Opozita ka kundërshtuar ashpër këtë propozim, duke thirrur seancë të jashtëzakonshme nesër./Botapress.info/