• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti nuk u takua me Gjonbalajn dhe Blakajn gjatë “shëtitjeve” në tokën amerikane

nga Bota Press
19 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Emrat e të dyve i përdori për fushatë elektorale, por gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti as nuk i takojë Gazmend Gjonbalajn e Elez Blakajn.

Vizita e zbehtë e Kurtit në SHBA po vazhdon edhe më tutje, me vetëm një takim të rëndësishëm të zhvilluar te disa shkallë me Këshilltarin e Sigurisë, Jake Sullivan, raporton Botapress.info

Kurti, siç tregoi edhe bashkëpunëtori i tij Armend Muja, si duket në SHBA shkojë për ta realizuar ëndrrën e tij të kamotshme, që të takohej me përfaqësuesit e bizneseve, si “Microsoft” e “Uber”.

Por, në kuadër të kësaj vizite, Kurti nuk është parë askund me dy figurat emblematike të fushatës së tij zgjedhore, Gazmend Gjonbalajn, biznesmenin shqiptar që jeton në SHBA, si dhe Elez Blakajn, ish-prokurorin, i cili po ashtu është vendosur në Amerikë.

Kurti nuk ka njoftuar për ndonjë takim me biznesmenin Gjonbalaj, mbështetësin e tij që kishte premtuar se nëse LVV fiton zgjedhjet do t’i investonte në Kosovë 50 milionë dollarë.

Këtë premtim e kishte përdorur edhe vetë Kurti, duke e shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, por këto para nuk u investuan asnjëherë në Kosovë.

Elez Blakajn, ish-prokurorin që tani jeton në SHBA, Kurti për një kohë të gjatë e përdori për fushatë, duke premtuar se do ta rikthente në Kosovë e do ta bënte kryeprokuror. “Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë… Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”, kishte thënë Kurti.

Siç duket, Kurti nuk e ka takuar as Blakajn, emrin e të cilit e përdori për fushatë politike. Kryeministri Kurti ka marrë kritika të shumta për qëndrimin e tij të gjatë në SHBA me paratë e shtetit.

Vizita e tij pritet të zgjasë edhe pak ditë, ndërsa mbetet të shihet nëse Kurti do të arrijë sadopak të nxirret disi me një takim me zëvendëspresidenten amerikane, që kjo vizitë e tij të mos cilësohet si tërësisht e dështuar. /Botapress.info/

Të ngjashme

Aktuale

Asamblisti i LVV-së në Suharekë në mesin e 11 të arrestuarve për dallavere me subvencione

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Shteti mbytë shpresën e të rinjve super-talentë: Piloti kosovar viktimë e dallavereve në konkurs

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Qeveria Kurti i mban sytë e mbyllur, Bullgaria largoi akcizën për energji elektrike dhe gaz natyror deri më 2025

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Qeveria merr vendim për targat e vjetra PR, KM, PZ, GL…

nga Bota Press
29 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Artan Nimani merr kryesimin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës
  • Kajtazi kujton postimin skandaloz të Muratit: Ky “insan” sot është ministër
  • Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë
  • Kjo është Kryesia e re e AAK-së
  • Avokati: Gjendja e familjes së Marigona Osmanit është e keqe, fëmijët e tjerë nuk po munden të pajtohen assesi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.