Qytetarët nuk kanë shprehur përkrahje ndaj Qeverisë Kurti, sipas një ankete të zhvilluar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) gjatë muajit shtator.
Të dobët ose shumë të dobët e vlerësojnë gjashtëmujorin e parë të Qeverisë Kurti 38.7% e të anketuarve.
Me “mjaftueshëm” janë përgjigjur 29.0% e të anketuarve.
Qeverinë Kurti e kanë vlerësuar si të mirë ose shumë të mirë 32.3% e të anketuarve, njofton D4D përmes një infografike.
Sipas matjeve të Institutit Demokraci për Zhvillim, 52.1% e qytetarëve të punësuar në sektorin publik e vlerësojnë performancën e gjashtëmujorit të parë si të “dobët” apo “shumë të dobët”.
Ndërkaq, 38.1% e të anketuarve që janë të punësuar në sektorin privat, e vlerësojnë performancën e gjashtëmujorit të parë të Qeverisë Kurti si të “dobët” apo “shumë të dobët”.