Kurti: Me 1 shtator ose do të merren dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një deklaratë për BBC në Serbi, nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të një marrëveshjeje tjetër në takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që pritet të zhvillohet në Bruksel.

”1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha Kurti.

”Prishtina do të vazhdojë fushatën për ndërrimin e targave, Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë”, ka thënë kryeministri Kurti mes tjerash./Botapress.info/

ngjashme