Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës programin qeveritar të Ekzekutivit.
Ai fillimisht i dha rëndësi ndryshimit të pushtetit që doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duke thënë se “sot duhet ta festojmë këtë standard”.
Ai tha se edhe masat anti-Covid kanë rezultuar efektive.Ai sërish përmendi zotimin për t’i vaksinuar 60% të qytetarëve të Kosovës deri në fund të këtij viti.“Të jeni të sigurt se Qeveria është në krye të detyrës”, tha Kurti ndër tjerash.