• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti: Liria e popujve po rrezikohet sot edhe në Ballkan

nga Bota Press
6 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu në ditën e lindjes së tij.

Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kastrioti është ikona e identiteti shqiptar e simbol i gjallërisë së kombit e dëshirës për liri,.

Kryeministri ka përmendur edhe luftën e UÇK-së si një demonstrim i asaj që kur liria cenohet, populli hidhet në luftë çlirimtare, pavarësisht fuqisë së pushtuesit.

Ai ka shtuar se edhe në këtë dekadë të dytë të shekullit XXI, liria e popujve po rrezikohet.

“Për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek. XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjatë të kontinentit po bëheshin realitet. Rreziqet ndaj lirisë dhe sovranitetit popullor nuk mungojnë as në rajonin tonë. Prandaj, kujtesa jonë për Skënderbeun, si mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe i Perëndimit në kushtet e shek. XV është aktuale dhe frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Sot shënojmë ditën e lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai është ikona e identitetit shqiptar, simbol i denjë i gjallërisë së kombit tonë dhe i dëshirës sonë për liri!

Flamuri i kombit tonë mban edhe sot me krenari simbolikën e tij. Skënderbeu është dëshmia jonë historike për tërë botën se liria është vlera më e rëndësishme e njeriut dhe e popullit. Kur liria cenohet, populli hidhet në luftë çlirimtare me gjithçka ka, paçka fuqisë më të madhe të pushtuesit. Këtë e dëshmuan në shek. XX përpjekjet e kombit shqiptar për çlirim e bashkim kombëtar, veçanërisht epopeja e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek. XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjatë të kontinentit po bëheshin realitet. Rreziqet ndaj lirisë dhe sovranitetit popullor nuk mungojnë as në rajonin tonë. Prandaj, kujtesa jonë për Skënderbeun, si mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe i Perëndimit në kushtet e shek. XV është aktuale dhe frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike.

Tags: Albin KurtiBallkani

Të ngjashme

Lajme

‘Çmendet’ moti! Breshëri sa një top golfi mbulon këtë zonë (FOTOT)

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Lajme

Dikush dha alarmin e rrejshëm për gjuajtje me armë – Del video kur njerëzit vraponin për të shpëtuar

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Lajme

Kjo nuk doli në TV – Shikoni se çfarë bëri Hazard në dhomën e zhveshjes

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Lajme

Mossi, rivali i Butës vjen me reagim pas vrasjes në Ferizaj

nga Bota Press
29 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • ‘Çmendet’ moti! Breshëri sa një top golfi mbulon këtë zonë (FOTOT)
  • Dikush dha alarmin e rrejshëm për gjuajtje me armë – Del video kur njerëzit vraponin për të shpëtuar
  • Kjo nuk doli në TV – Shikoni se çfarë bëri Hazard në dhomën e zhveshjes
  • Mossi, rivali i Butës vjen me reagim pas vrasjes në Ferizaj
  • Në vend të Kuvendit të Kosovës, Kurti i raporton Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për vizitën në SHBA

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.