Albin Kurti kryeministër, ka përmendur auto-biografinë në një Universitet prestigjoz amerikan – që prej burgosjes nga regjimi i Millosheviqit deri te themelimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Por, një element të rëndësishëm të karrierës – si duket – kryeministri e ka harruar në këtë fjalim. Lëvizjen KAN…
Në vitin 2017, Nenad Rikallo ishte ministër në Qeverinë e Kosovës, dhe, po atë vit, patën shpërthyer akuza se kishte marrë pjesë në matlretimin e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Për mbrojtje, Rikallo, atëkohë nga pozita e ministrit, pati përmendur se në fakt, ai kishte qenë themelues dhe pjesë e lëvizjes ‘KAN’ bashkë me intelektualë si Albin Kurti.
“Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë. Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ka konvenuar”, pati deklaruar Rikallo.
Pesë vjet më vonë, Albin Kurti kryeministër, në fjalën e tij të Universitetit Brown të ShBA-së, nuk e ka përmendur fare aktivitetin e tij në KAN.
Në këtë fjalë, ai flet se si pas lirimit nga burgu politik serb, ai e përshkruan Kosovën si një ‘spital të madh’. Duke bërë njëfarë analogjie me fjalët e Adem Demçait kur u lirua nga burgu, Kurti shprehet kështu:
“Sapo doli nga burgu i tretë në vitin 1990, Demaçi tha se ishte liruar nga burgu i vogël jugosllav në “burgun e madh” të quajtur Kosovë. Pas lirimit tim nga burgu, në vend të kësaj zbulova se isha liruar në një “spital të madh”. Më dukej sikur “burgu i madh” i Demaçit ishte zëvendësuar me “spitalin e madh”, tha Kurti në Amerikë.
Tutje, në fjalën e tij, kryeministri përmend angazhimin e tij për ta shpëtuar ‘Kosovën – spitalin e madh’, duke përmendur vetëm themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005, por duke përjashtuar lëvizjen KAN.
“Së bashku me një grup shokësh, disa prej tyre ish të burgosur politikë si unë, në qershor të vitit 2005 themeluam “Lëvizjen Vetëvendosje”. Kur shikoj prapa në disa nga tiparet kryesore të sipërmarrjes sonë politike, dy ide udhërrëfyese më bien në sy si veçanërisht të rëndësishme: (1) veprimi përpara organizimit dhe (2) veprimi reflektues i drejtuar ndaj strukturave që do të transformohen”, thotë Kurti në Amerikë.
Kush ishte Lëvizja KAN e cila më vonë u shndërrua në Lëvizjen Vetëvendosje?
KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision, proklamonin se kanë, ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive.
Sipas të dhënave në Ëikipedia, Albin Kurti ka punuar si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003.
Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.
Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen Vetëvendosje!
Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.
Për Lëvizjen KAN kishte folur edhe Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së. “Vetëvendosje, prej KAN-it kur kanë qenë si organizatë shqiptaro-serbe është formuar në Lëvizje është bërë Lëvizje protestuese dhe është bërë lëvizje politike. Ata i kanë politikat e veta. Unë i respektoj rivalët por nuk bën të krijohet percepsionin e rrejshëm publik sepse ata nuk janë opsion i Kosovës”, pati thënë Haziri gjatë një debate televiz gjatë fushatës zgjedhore. /Botapress.info/