• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti flet për largimin e Haradinajt nga takimi, merret edhe me analistët

nga Bota Press
8 Nëntor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media pas takimit me krerët e opozitës ka thënë se takimi ishte i mirë, për dallim prej asaj që thanë opozitarët pas takimit.

“Takimi ishte shumë i mirë. Ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, tha Kurti.

LEXO EDHE KETE

Abdixhiku: Kurti nuk pati plan për zgjidhjen e situatës, nuk tha diçka të re

Por, ai pati edhe një koment për Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.“Përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues”.

Ndërkaq, për lënien e takimit nga Haradinaj, Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.

“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”.

Përgjigje të ngjashme pati edhe kur u pyet për vendosjen e flamujve amerikanë para Qeverisë së Kosovës.

“Çfarë duhet të pres, s’e kuptoj çfarë, për besë. Të gjithë janë të lirë të bëjnë cka duan përbrenda ligjit dhe kushtetutshmërisë. Po e them edhe njëherë që s’ka nevojë t’i lë pa punë analistët, unë jam për t’i shtuar vendet e punës, jo për t’i zvogëluar”.

Kurti përsëriti se është duke u koordinuar ngushtë me aleatët e Kosovës dhe se aktualisht komunikimi është “më i dendur”.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve siç e kam thënë edhe nga Qeveria. Komunikimi, koordinimi, kontaktet me QUINT-in, BE-në, SHBA-në, NATO-n, KFOR-in, EULEX-n janë të vazhdueshme dhe ndodhin disa herë në ditë. S’është e vërtetë që ka cenim të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit dhe të bashkërendimit”.

Ai tha se Qeveria e tij e di se çfarë rruge po ndjek, duke u përgjigjur kritikave për këtë çështje.

“Nuk është e vërtetë që s’e dimë se çfarë rruge jemi duke shkuar. Është rrugë e paqes dhe sigurisë që bëhet në përputhje me mandatin tonë, me vullnetin e popullit dhe në bashkërendim me miqtë, aleatët dhe partnerët tonë perëndimorë demokratikë”./Botapress.info/

Tags: Albin KurtiOpozitapozita

Të ngjashme

Kosovë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Lajme

Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Kosovë

Hoti flet në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan: Ballkani ka nevojë për integrim në NATO dhe pavarësim energjetik

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
  • Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!
  • Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë
  • Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.