• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti flet për dështimin e vizitës në SHBA: Thotë se ajo do ndodh vitin tjetër

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur së fundmi për ‘’shtyerjen e vizitës’’ që ishte planifikuar të bëhej në nëntor të këtij viti në SHBA, por që mbrëmë u konfirmua nga qeveria se do bëhej në vitin 2022.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë mbrëmë, i cili tha se vizita ishte shtyrë për vitin 2022.”Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Washingtonin’’, tha ai.

E për këtë është deklaruar edhe vetë Kurti sot në një konferencë, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kurti tha se shefi i stafit të tij është duke e përgatitur vizitën për në SHBA, e që do bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.

‘’Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi është duke e përgatitur vizitën time në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm. Ne nuk do njoftojmë për takime të veçanta pa u bërë programi i plotë”, tha Kurti shkurt para gazetarëve.

Kujtojmë se me 20 shtator të këtij viti, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës kishte deklaruar se deri atëherë nuk kishte aplikuar për vizë pasi që nuk ka pasur synim të udhëtojë për në SHBA. Por ai në fjalimin e tij para dy muajsh, Kurti kishte thënë se udhëtimin për në Amerikë do ta bëjë në nëntor.

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, kishte thënë Kurti.

Për këtë udhëtim kishin folur edhe nga Qeveria e Kosovës, ku kishin thënë se kryeministri është duke planifikuar ta vizitojë së shpejti Amerikën, mirëpo që nuk kishin dhënë fare datë.

Ndërkaq Gazeta Metro me 3 nëntor kishte raportuar se Kurti e kishte të planifikuar të udhëtonte në nëntor për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Iowa,  siç ishte shprehur edhe vetë Kurti, por ky udhëtim nuk ndodhi pasi që Kurti nuk ka arritur të siguroj asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikan, dhe në vend të tij ka udhëtuar zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz./Botapress.info/

Tags: Albin Kurti

Të ngjashme

Aktuale

Kurti me Abazoviqin në Davos flasin për projektet projektet e përbashkëta infrastrukturore lidhin Kosovën dhe Malin e Zi

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Reagon ministrja Nagavci për punësimin e vajzës në Ministrinë e Financave

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Gërvalla në Austri flet për vështirësitë me të cilat Kosova po ballafaqohet në dialogun me Serbinë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Evropës: Do të bëj gjithçka për ta ndihmuar Kosovën të anëtarësohet

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kurti me Abazoviqin në Davos flasin për projektet projektet e përbashkëta infrastrukturore lidhin Kosovën dhe Malin e Zi
  • Kosova nga vend tranziti, në vend konsumimi e prodhimi të narkotikëve
  • Vuçiqi ankohet nga Davosi: E di çfarë do të më thotë Kurti, e kam dëgjuar 500 herë
  • Kurti takohet me presidentin e Bezos Earth Fund, pajtohen që të mbesin në kontakt
  • Reagon ministrja Nagavci për punësimin e vajzës në Ministrinë e Financave

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.