Kryeministri Albin Kurti pasi kishte mbushur 100 ditë në qeveri, konsideronte se ka korrur sukses në menaxhimin e pandemisë që ka shkaktuar virusi Covid-19.
Në ditën e parë të punës së qeverisë së Kurtit, ishin dalë 781 raste të reja të infektuara me Covid-19 dhe 17 të vdekur. E 100 ditë më pas, Kurti krekosej duke thënë se e ka zbritur numrin e rasteve në 9 dhe të vdekjeve në zero.
Ai gjithashtu në Kuvend u thoshte deputetëve se gjatë këtyre ditëve ka ndodhur diçka meqë nuk ndodhshin aq shumë infektime.
E sot kur çdo ditë dalin trefish më shumë raste dhe vdesin 100 persona në javë, askush nuk merr përgjegjësi.
“Ditën e parë të punës kishim 781 raste me infektime të reja me infektime të reja me Covid-19 dhe 17 vdekje. Kjo është gjendja kur ne e kemi marrë detyrën. Unë besoj që çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë duhet të bëhet në raport me këtë ditë të parë kur morëm detyrën, e 100 ditë më vonë, pas 28 marsit kishim 9 raste të reja dhe asnjë vdekje. Prej 781 ka ra në 9, prej 17 në zero. 781 raste të reja me infektim më 23 mars, 100 ditë më vonë me 1 korrik ramë në 9 sosh, ndërkaq prej 17 vdekje në asnjë të tillë. Në këto 100 ditë ka ndodhur diçka që të mos ndodhin aq shumë infektime”, thoshte Kurti në foltoren e Kuvendit.