Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje në Kosovë që u mbajtën më 9 shkurt.
Kurti, në një konferencë për media të dielën me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se shteti serb është përpjekur t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, sidomos partinë e Nenad Rashiqit, i cili aktualisht mban postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës.
“Serbia orvatet që vendin tonë jo vetëm ta mbaj peng në zhvillimin e brendshëm politik por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në zgjedhjet e fundit, format e ndërhyrjes kanë ndryshuar për shkak të përmirësimit të dukshëm të gjendjes së sigurisë në katër komunat veriore si rezultat i sundimit të rendit dhe ligjit, të luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe terroriste, si dhe mbylljes së strukturave ilegale. Ndikimi i dikurshëm brutal e fizik, përfshirë këtu edhe rrahjet e vrasjet, nuk ka qenë i mundur më. Si zëvendësim janë rritur format tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhet e frikësimet por edhe sulmet kibernetike”, ka thënë Kurt