• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kurti akuzoi politikanët për rehabilitimin e Vuçiqit, por harroi se vetë e shpalli të pafajshëm ministrin e propagandës së Millosheviqit

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në maj të këtij viti e kishte amnistuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se ai ishte Ministër i Informimit i Sllobodan Millosheviqit, megjithatë ai mendon se Millosheviqi kurrë nuk e ka konsultuar Vuçiqin.

“E dimë shumë mirë se Presidenti i Serbisë ishte Ministër i Informimit i Sllobodan Millosheviqit. Por, unë mund ta imagjinoj se Millosheviqi kurrë nuk e ka konsultuar Vuçiqin. Pra. Nuk duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili asnjëherë nuk e ka konsultuar atë”, kishte thënë Kurti.

Por, ish-diplomati amerikan, William Walker, muaj më parë kishte deklaruar se përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë, duke e përmendur edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai e bën përgjegjës presidentin serb për “rol të rëndësishëm” në fshehjen e krimeve që forcat serbe të sigurisë kanë kryer ndaj popullatës civile në Reçak, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, kishte Walker për Rel.

“Ai [Aleksandar Vuçiq] ka qenë i përfshirë që nga fillimi në përpjekjen për të mbrojtur të pambrojturën, e që është fakti se forcat e sigurisë së Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në vetëm atë që ka ndodhur në Reçak, por kanë qenë të përfshira në shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit”, ka thënë Walker. /Botapress.info/ 

Të ngjashme

Kuriozitete

Çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Lajme

Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Kosovë

Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Kosovë

Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

nga Bota Press
17 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit
  • Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu
  • Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës
  • E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.